Mot me vranësira dhe diell, këto janë temperaturat

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Moti gjatë kësaj jave është paraparë të jetë në situatë të qetë meteorologjike.

Sipas Prishtina Weather, pjesa e parë e javës pritet të jetë me mot stabil, ndërkaq nga mesi i javës shkurtimisht priten mundësi për shi dhe borë, si dhe rënie të temperaturave.

Për sot është parashikuar mot i butë, me vranësira e intervale me diell.

“Mbetet mot i butë, me vranësira e intervale me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull ose mjegullinë”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-12 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme