Mot me vranësira në ditët në vazhdim

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 07:57 | Nga Ekonomia Online

Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftojnë se të enjten vranësirat do të shoqërohen edhe me rreze dielli dhe reshjet do ta zvogëlojnë dukshëm intensitetin e tyre, duke përfshirë vetëm disa territore të kufizuara.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme