Mot i nxehtë deri në fundjavë

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 09:00 | Nga

Deri në fundjavë mot kryesisht me diell dhe më nxehtë.

Temperaturat do të sillen nga 14C deri në 17C, e ato maksimale nga 30C deri në 33C.

Nën këto kushte, deri në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Të enjten dhe në fundjavë, në orët e pasdites nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

Në ditët e ardhshme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin fushave me presion të lartë, ndërsa nga Afrika veriore një valë e të nxehtit do të shtrihet mbi rajonin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare, por që do të jenë normale për këtë Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme