Mot sot i vranët

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot kryesisht i vranët dhe i butë do të vijoj gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijoj të mbetet prezentë mbi vendin tonë.

Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme