Mot vjeshtor, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër temperaturat minimale do të arrijnë në 3 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme