Moti befason Kosovën, rriten temperaturat

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 08:39 | Nga

Kosova edhe sot do të ketë mot kryesisht të butë me temperatura maksimale që arrijnë deri në 10 gradë celsius.

Sipas meteorologëve, paradite do të ketë intervale me diell por të cilat do të zgjasin pak pasi gjatë ditës do të kthehen vranësirat.

Kohë pas kohe mbi Kosovë do të bjerë shi, e gjatë orëve të mbrëmjes nuk përjashtohen as reshjet e borës.

Ndërkaq, edhe ditëve në vijim do të ketë mot të ngjashëm. Nesër temperatura do të ulet deri në 5 gradë, mirëpo të premten dhe të shtunën ato do të kthehen përsëri në 10 gradë.

Ndryshe, moti i janari ka befasuar të gjithë pasi temperaturat maksimale nuk kanë shënuar akoma minus gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme