Moti gjatë javës

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:05 | Nga

Sipas parashikimeve në fillim të javës do mbaj mot i nxehtë, nga mesi i javës sërish shtrëngata me shi.

Në fillim të javës, temperaturat e ajrit, do të rriten mbi vlera mesatare, e më pas do të pësojnë një rënie rreth këtyre vlerave. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 16C, e ato maksimale në fillim të javës do të rriten deri në 30C, e më pas do të zbresin në 25C.

12.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite, rreth viseve malore mundësi për shtrëngata me shi.

13.06 – Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

14.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.

15.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite me shtrëngata me shi.

Era do të fryjë lehtë nga krahu perëndimor 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme