Moti gjatë vikendit dhe fillimit të javës së ardhshme

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka bërë me dije se të premten priten reshje të dobëta shiu e bore, derisa të shtunën do të jetë më ftohtë, por me reshje borë të dobëta.

Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

Ditën e diel dhe të hënë, vransirat mbesin dominante, të hënën pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.

Periudha më të zgjatura të qetësisë ditën e enjte, edhe mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e premte dhe shtunë, fuqizimi i erës mbanë ndotësit e shpërndarë, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme, e të shunën edhe në të mira.

17.12 – Vransira e intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

18.12 – Më ftohtë, kryesisht me vransira e erë. Kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

19.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, e intervale me diell gjatë ditës.

20.12 – Kryesisht me vransira. Pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat minimale ditëve të ardhshme do të luhaten nga -3C deri 0C, e maksimalet të premten rriten deri në 5C e 7C, në fundjavë zbresin edhe në 0C.

Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.

Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme