Moti i ngrohtë dhe kryesisht me diell, nga java tjetër me reshje shiu

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Fusha anticiklonike të fuqishme nga Evropa qendrore tash janë zhvendosur në lindje, duke u shtrirë edhe mbi rajonin tonë. Nën këto kushte mbi vendin tonë ditëve të ardhshme do të vazhdoj të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Ndërsa nga java tjetër, pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme