Moti me diell gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ajrit me presion të rritur atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, mbeten të qëndrueshme edhe për gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Sipas institutit, kjo gjendje meteorologjike do të krijojë kushte për mot të qetë përjashtuar ditën e marte, ku vende-vende mund të ketë reshje të izoluara shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-33 gradë Celsius. Temperaturat mbi 30 gradë, parashihen në pjesën e dytë të javës. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, si pasojë e kthjellimeve dhe insolacionit. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme