Moti me reshje shiu e shkarkime rrufesh

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 07:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot dhe të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se kjo gjendje meteorologjike që do të përfshijë vendin gjatë dy ditëve të ardhshme është pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i ulët deri mesatar. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, po ashtu edhe kushtet agrometeorologjike paraqiten të favorshme, përpos në disa lokalitete të kufizuara, ku ka mundësi të ketë stuhi.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës mundë të arrijë rreth 18m/s. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme