Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale duke i ruajtur këto vlera edhe për një periudhë kohore. Indeksi UV do të jetë mbi vlerat e normales, kështu që preferohet nga ora 10-16 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.