Moti në Kosovë

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një ciklon me masa më të ftohta ajrore nga Atlantiku do të kalojë nga rajoni ynë ditëve në vijim. Ky ciklon do të sjellë ndryshim të motit në Kosovë, me ç’rast mjegulla do të shpërndahet ditën e sotme por kohë pas kohe do të ketë reshje shiu, e në vise malore borë.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut mund të përzihen me fjolla bore edhe përgjatë viseve kodrinore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ditëve të ardhshme do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të shpërndajë ndotësit të cilët ditëve të kaluara janë përqendruar pranë sipërfaqes tokësore.

Të ngjashme