Moti në vikend me shi e rrufe, temperaturat zbresin në 22 ºC

Prishtinë | 11 Gus 2017 | 13:43 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, gjatë ditëve të vikendit.

“Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell. Vranësirat nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime rrufesh dhe reshje shiu”.

Në territore të vogla ka rrezik që të bie breshër i shoqëruar edhe me erëra nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, ku shpejtësia e saj mund të arrijë mbi 12m/s.

Edhe në fushat termike do të ketë ulje për disa gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin të shtunën deri 33 gradë Celsius, kurse të dielën rreth 22 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme