Moti për ditën e sotme

Prishtinë | 30 Gus 2021 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Moti gjatë paraditës së sotme do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa gjatë ditës, kryesisht me diell.

Prishtina Weather njofton se temperaturat minimale gjatë javës do të luhaten ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa gjatë ditës deri në 27 gradë Celsius.

“Do të dominojë kryesisht era nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s”, thuhet në njoftim.

Tutje, njoftohet se shtypja atmosferike me tendencë të rritjes do të jetë edhe mbi vlera normale ditëve të ardhshme.

Të ngjashme