Moti për ditën e sotme

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e mërkurë, fusha të fuqishme anticiklonike që ndodhen mbi Evropën lindore, do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot më stabil, derisa masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore që do të shtrihen mbi rajon, do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Temperaturat e ajrit, mbesin të larta, ndjeshëm mbi vlera mesatare, me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.

Minimalet do të luhaten nga 9 gradë Celsius deri në 13 gradë Celsius, e maksimalet nga 20 deri 23 gradë Celsius, e të premten edhe deri në 25 gradë.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme