Moti për dy ditët e ardhshme, a do të fillojnë reshjet e borës

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Sipas IHMK-së, në viset malore reshjet e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme