Moti për dy ditët e ardhshme, pa reshje shiu e mot me diell

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës​​​​ ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të shënojnë ulje, deri sa ato maksimalet mbesin konstante me ditët e fundit, teksa nuk parashihen të ketë reshje shiu.

“Nuk parashihen reshje të asnjë forme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10- 13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme