Moti për dy ditët e ardhshme, vazhdojnë reshjet e shiut

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 03:35 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe dy ditët e ardhshme, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu IHMK-ja njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s.

Të ngjashme