Moti për dy ditët e para të vitit 2021

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në dy ditët e para të vitit 2021.

IHMK ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme