Moti për fundjavë deri 31 gradë celsius

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 18:15 | Nga

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton për motin që do të mbajë në fundjavë.

Sipas IHMK-së, gjatë dy ditëve të fundjavës vendi ynë do jetë nën ndikimiin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut.

“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë normale duke i ruajtur këto vlera edhe për një periudhë kohore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institucion kërkon që gjatë kësaj periudhe, 10-16 të mos i ekspozoheni diellit.

“ Indeksi UV do të jetë mbi vlerat e normales, kështu që preferohet nga ora 10-16 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Do të fryjë erë e leht deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thekson IHMK.

Të ngjashme