Moti për gjithë javën – të martën më së nxehti, të enjten shi

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot me diell, me temperatura që do të shkojnë deri në 37 gradë celsius, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të hënën.

Sipas njoftimit, të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 e 18 gradë celsius, kurse maksimalet ndërmjet 32 e 34 gradë. Të martën, do të jetë më nxehtë, me temperatura minimale ndërmjet 17 e 19 gradë, kurse maksimale ndërmjet 35 e 37 gradë.

Të enjten pritet të ketë reshje shiu.

Të ngjashme