Moti për këtë javë

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 08:39 | Nga

Gjatë kësaj jave, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset malore me lartësi mbidetare mbi 1200m reshjet e shiut do të jenë të përziera me fjolla bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të regjistrohen nga 8-16 gradë Celsius. Temperaturat e larta 16 C do të jenë vetëm ditën e hënë dhe në pjesën e parë të ditës së martë, ku pastaj maksimalet do të ulën nën 10C”.

”Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i jugperëndimit dhe më tej nga verilindja , shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 13m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme