Moti në ditën e parë të muajit shtator, parashikimi sipas IHMK

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Dita e parë e muajit shtator do të vazhdoj me kushte të ngjashme meteorologjike. Muaji gusht u përmbyll me temperatura të larta dhe me deficit të reshjeve, përjashtuar rajonin e Pejës ku atje në intervale të shkurta kohe u regjistruan rekorde të reshjeve me mbi 80mm, derisa në pjesët tjera, sidomos në rrafshin e Kosovës nuk u regjistruan reshje të mjaftueshme, nga 25-30mm.

Për nesër temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Të ngjashme