Moti për pesë ditë

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 07:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë situatë të qetë meteorologjike.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë javës do të ketë mundësi të izoluara shiu, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (03 – 07 janar 2022)

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.

Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu. Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme