Moti për sot

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë, sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të dendura.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik këto vranësira në pjesën e dytë të ditës do të mundësojnë që vende-vende të ketë reshje të izoluara shiu.

“Në fushat termike priten të ketë rritje, kështu që temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale, parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius”.

“ Indeksi UV do të jetë i lartë dhe preferohet që nga ora 10-17 mos të jemi në kontakt direkt me diellin, sidomos personat që kanë sëmundje kronike, ose të bartin ombrella me ngjyrë të hapur dhe gjithashtu dhe rroba me ngjyrë të hapur”.

“Edhe shkalla e avullimeve do të jetë e lartë, meqë ditëve të fundit kishim reshje të konsiderueshme. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thonë nga IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme