Moti për sot dhe ditët e para të tetorit

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 07:08 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të ardhshme. Sot priten reshje shiu dhe bubullima, derisa në fundjavë pritet të jetë pak më ngrohtë me kthjellime dhe diell.

Të enjten mbeten ende kushte për të reshura shiu, derisa edhe temperaturat pësojnë një rënie.  Riga lokale shiu mund të vazhdojnë edhe të premten në mëngjes, e gjatë ditës vransirat fillojnë të shpërndahen.

Nga fundjava dhe ditëve të para të javës së ardhshme pritet përmirësim i motit, do të mbajë mot paksa më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme, mirëpo herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë edhe në mesatare.

30.09 – Kryesisht me vransira dhe më freskët.  Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë.

1.10 – Në pjesën e parë të ditës vransira, e herët në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu.  Pasdite vransirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell.

2.10 – Kryesisht me diell.  Mëngjesi i ftohtë, nëpër lugina mundësi për mjegull/mjegullinë.

3.10 – Kryesisht me diell, ditën më ngrohtë.

4.10 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin nga 13C në 5C ditëve të fundjavës, derisa ato maksimale, pas rënies ditën e nesërme në 17C, në fundjavë rriten deri në 21C, e të hënën edhe 23C.

Era do të fryjë nga verilindja 3-8m/s, e në fundjavë nga krahu jugor 2-6m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët e ardhshme, e nga fundjava në rënie, por se mbetet mbi vlera të larta..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme