Moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë sot dhe nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat në disa pjesë, kryesisht në qendër dhe veriperëndim të vendit kanë mundësi të shoqërohen me reshje afatshkurta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme