Moti për sot dhe nesër

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 07:05 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për mqotin që do të mbajë në Kosovë sot dhe nesër.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, IHMK-ja ka bërë me dije se të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius.

Ndërkohë, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe interval me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të jenë të ngjashme por maksimalet për 1-2 gradë më të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme