Moti për vikend kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 08:35 | Nga

Sot dhe nesër do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sipas të cilit vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme