Moti sot

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave, por mëngjesi pritet të jetë mjaft i freskët. Priten edhe vranësira lokale sidomos pasdite, por pa reshje atmosferike. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë në viset mesdhetare e bregdetare, ndërsa pak më i freskët në viset kontinentale e sidomos në viset kodrinore-malore.

Të ngjashme