Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 08:05 | Nga

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e dytë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje shiu e në viset malore edhe reshje bore. Temperaturat do të sillën në mes 0 e 9 gradë celsius.

Nesër edhe më tej pritet të kemi mot me vranësira, por gjasat për reshje do të jenë ca më të mëdha. Reshjet e shiu here pas here mund të shndërrohen edhe në reshje shqote. Temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 3 e 7 gradë celsius.

Sa i përketë fundjavës, ajo do të jetë e ndarë në dysh: të shtunën pritet të mbajë mot me vranësira kalimtare, kurse të dielën, në orët e pasdites mund të ketë reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 1 e 14 gradë celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme