Moti sot

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 08:33 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë i nxehtë, me temperatura që kalojnë mbi 20 gradë Celcius.

IHK thekson se një situatë stabile e motit do të vazhdojë deri ditën e premte, ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal.

Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme