Moti sot dhe nesër në Kosovë

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Gjatë së enjtes në Kosovë moti do të jetë me diell. Në mbrëmje në perëndim dhe veri të vendit mund të ketë reshje të dobëta lokale shiu.

Moti i nxehtë do të jetë edhe të premten.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të rritjes nga fundjava. Minimale do të lëvizin nga 10C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 30C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-12m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale, e në fundjavë me tendencë të rënies.

Të ngjashme