Moti sot i freskët dhe reshje shiu

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot dhe nesër do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu.

Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme