Moti sot me masa të ngrohta afrikane

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 07:55 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do t’i nënshtrohet masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të vazhdojë të mbetet normale me ngritje të lehta. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme