Moti sot me diell

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me temperatura maksimale në vlerat e normales për muajin që po hymë.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik pas mëngjesit me ngrica të lehta nëpër disa vende, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme ashtu siç kemi parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme