Moti sot me diell, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.

Temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njejta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të fresketa me temperatura nën mesataren e korrikut. Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 22-29 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”.

Të ngjashme