Moti sot me shi dhe rrufe

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së diel do të mbajë kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 11 gradë Celsius.

Ndërsa ato maksimalet do të jenë nga 19 deri në 21 gradë Celsius.

“Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”.

Të ngjashme