Moti sot me vranësira e diell

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.

Në këtë gjendje meteorologjike, sipas institutit, do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme