Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 18 Dhj 2017 | 08:40 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin sot dhe parashikimin për ditët e ardhshme.

Parashikohet se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje bore.

Nga e mërkura e tutje, Kosova do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil, me intervale të gjata me diell ,por të ftohtë. Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.

Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme