Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se vendi ynë do të ndikohet nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme