Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot në vendin tonë parashihen reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës, kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Të ngjashme