Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike të qëndrueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

Të ngjashme