Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Edhe dita e dytë e muajit qershor vazhdon si dita e parë me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike sa i përket temperaturave dhe reshjeve.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga nesër parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duk bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme.

Tashmë ditët parashihen të jenë më të gjata dhe më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët në sasi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme