Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, java e fundit e muajit korrik do të vijojë me mot të nxehtë.

“Do të ketë edhe vranësira të cilat do t’i takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës. Këto masa të nxehta me origjinë nga Afrika do të mbesin të stacionuar mbi vendin tonë pothuajse gjatë tërë javës. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e Institutit të shëndetit publik mbeten në fuqi (nga ora 9-17 mundësisht të kufizohemi nga rrezet e diellit)”, theksohet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten diku për 7-11 gradë Celsius më të ulëta se sa në lartësitë mesatare.

IHMK-ja gjithashtu njofton se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.

Të ngjashme