Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët

Gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

IHMK-ja ka njoftuar se vranësira më të theksuara parashihen në relievin malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat më të theksuara parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s. Situata biometeorologjike dhe ajo agrometeorologjike paraqitet e mirë, pasi që është vërejtur një aktivitet pothuaj dinamik i elementeve dhe dukurive meteorologjike në troposferë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme