Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 20 Maj 2018 | 08:45 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, java e ardhshme do të karakterizohet me reshje shiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme