Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 08:35 | Nga

Instituti Meteorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për këtë vikend.

Në njoftim thuhet se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu. Mot të ngjashëm do të ketë edhe nesër, ditën e diele.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 metra për sekonda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme