Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme